Babai nuk i dha atësinë e 4 fëmijëve, nëna tregon vështirësitë për të mbijetuar

Babai nuk i dha atësinë e 4 fëmijëve, nëna tregon vështirësitë për të mbijetuar

18:03 22/11/2019

“Historia ime” në TV Klan nën drejtimin e Mirela Milorit solli sot historinë e një nëne, e cila po rrit e vetme katër fëmijët e saj.

36-vjeçarja, Lindita Bala nga qyteti i Pukës, nuk u martua kurrë zyrtarisht me babanë e fëmijëve të saj.

Ish-bashkëjetuesi, sipas saj e ka mashtruar sepse ndërkohë që krijoi familje me të, ishte i martuar edhe me një grua tjetër. Sikur mos mjaftonte kjo, vazhdimisht ushtronte edhe dhunë ndaj Linditës. Ai jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi për 4 fëmijët e tij, por nuk u ka dhënë kurrë as atësinë dhe sot i ka braktisur në mëshirë të fatit.

Lindita: U njohëm me shkuesi me ish-bashkëjetuesin, më gënjeu më tha kam shtëpi, kam atë, kam këtë, më gënjeu..

Mirela Milori: Ju u martuat pa letra?

Lindita: Po!

Mirela Milori: Nuk u bë një martesë legale?

Lindita: Jo, nuk u bë.

Mirela Milori: Ti shkove të jetoje në shtëpinë e tij?

Lindita: S’kishte shtëpi fare as ai..

Mirela Milori: Po ku jetuat?

Lindita: Më gënjeu, tha është shtëpia ime, por ishte me qira.

Mirela Milori: Mbas sa kohësh erdhi në jetë fëmija i parë?

Lindita: Vitin e parë.

Mirela Milori: E madhja sa vjeç është?

Lindita: 8 vjeç bën në Janar.

Mirela Milori: Ndërkohë nuk ta dha atësinë?

Lindita: Jo!

Mirela Milori: Ja kërkove?

Lindita: Ja kërkova, por më thoshte, jo, jo! Mbasi mbushi vajza 5 vjeç, lindi çuni tjetër dhe e regjistrova në emrin tim, me anë të familjes time. Ai më mbante mua brenda, se i dolën gjërat e veta dhe kishte frikë se do ikja.

Mirela Milori: Vajza e vogël sa vjeçe është?

Lindita: 3 vjeç!

Mirela Milori: Kur mësove se ai kishte dhe një martesë tjetër?

Lindita: E mësova që vitin e parë që lindi vajza, nuk i dha atësinë vajzës, nuk bëri celebrim me mua dhe e kuptova, por s’i jepja dot drejtim.

Mirela Milori: E pranoi që ishte i martuar me dikë tjetër?

Lindita: Po, po e pranoi.

Mirela Milori: Si ka qenë jeta jote me të?

Lindita: Jeta ime shumë e vështirë. Kam shëtitur në shtëpi me qira. Dilja s’paguanim qira. Ushtronte dhunë, pinte, por i duroja të gjitha prej fëmijëve. S’kisha çfarë të bëja.. Thoja, hë se po ndryshon..

Mirela Milori: Çfarë marrëdhënie ke sot me këtë njeri? Je ndarë me të?

Lindita: Ai vjen dhe takon kalamajtë, për të punuar nuk punon dot askund. Vetëm rri tek familja e tij, s’di gjë. Ka qenë në burg, e çova unë se ushtroi dhunë ndaj meje.

Mirela Milori: Kur ndodhi kjo?

Lindita: Ka një vit e ca..

Mirela Milori: Ushtroi dhunë dhe ti e çove në polici?

Lindita: Ai dhunë ka ushtruar që në fëmijën e parë, më ka rrahur, ma ka bërë syrin.. se ishte i pirë.. I thashë, atësinë s’e jep, kurorë s’vë me mua, për të na mbajtur s’na mban, kur të duash hajde takoi fëmijët, mua më lër të iki, të kërkoj ndihmë ku të mundem…

Lindita me 4 fëmijët e saj, aktualisht jeton në një shtëpi me qira dhe e ka të vështirë të paguajë qiranë e shtëpisë dhe të sigurojë ushqime për fëmijët e saj.

Lindita: Unë dua të kem një strehim për fëmijët, do duroj siç kam duruar për vete, sa të jem gjallë.. por dua shkollimin e tyre.

Mirela Milori: Atë martesën tjetër e ka me letra?

Lindita: Po, e ka me letra, me kurorë. Më mashtroi mua, më tha jam beqar…

Mirela Milori: Ajo familja tjetër e di që ai ka 4 fëmijë?

Lindita: Atë nuk e kam takuar në jetën time, nuk e di. Di vetëm që është nga Korça. Ai nuk e di ç’është familja, ç’është fëmija. Erdhi, më gënjeu mua…

Më tej, Lindita tregon se ai është i dhunshëm edhe me fëmijët e tij.

I egër është edhe me kalamajtë, shumë i egër, ushtron dhunë ndaj tyre”. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi