Babai qëllohet për vdekje, po priste vajzën ta merrte nga kursi

Babai qëllohet për vdekje, po priste vajzën ta merrte nga kursi

11:08 10/02/2019

Një baba u qëllua për vdekje teksa po priste të merrte vajzën e tij nga kursi i vallëzimit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Liverpool të Anglisë. James Taylor ndodhej brenda makinës së tij kur u qëllua nga persona të panjohur.

Forca të shumta policie ngritën postblloqe dhe pika kontrolli në shumë rrugë të qytetit. Një makinë e zezë Ford Fiesta u gjet e djegur. Ndërkohë, vajza e mitur e 34-vjeçarit është marrë nën mbrojtje nga autoritetet dhe trajtohet me psikolog.

Hetimet e policisë vijojnë për të kapur autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Dyshohet se 34-vjeçari është qëlluar me pistoletë, raportojnë mediat britanike. Shkaqet janë të paqarta, ndërsa po analizohen edhe kamerat e sigurisë në rrugë.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT