24- vjeçari nga Dibra, Xhetan Koka në emsionin “Historia ime” në Tv Klan ka rrëfyer problemet e tij me babain dhe vëllain. Prej shumë kohësh, ata janë në konflikt sepse babai nuk pranon t’i japë asnjë pjesë nga pasuria.

Familja e tij ka tre shtëpi, por atij nuk i japin as edhe një dhomë që ai ta rregullojë dhe të krijojë familjen e tij. Debati është përshkallëzuar aq shumë, saqë babai e ka përzënë edhe nga shtëpia.

Në një bisedë telefonike në studio, babai i Xhetanit u shpreh se ai nuk ka për t’i dhënë asgjë sepse sipas tij, Xhetani nuk punon dhe nuk sjell asgjë në shtëpi.

Xhetan: Unë kërkoj të drejtën time, kërkoj një hyrje, një dhomë ta rregulloj vetë. Të krijoj familjen time si gjithë të tjerët.

Mirela Milori: Sa shtëpi keni?

Xhetan: Një shtëpi ku banojmë, një shtëpi ku s’banon askush dhe tjetra në ndërtim me katër hyrje.

Babai: Kush jeni ju?

Mirela Milori: Jemi nga emisioni “Historia ime” në Televizionin Klan. Ka ardhur djali juaj, Xhetani kërkon pjesën e tij të pronës, kërkon të ketë një nga apartamentet tuaja.

Babai: Cilën nga apartamentet? Oj ti motër, hej.

Mirela Milori: Unë dëgjoj shumë mirë, që kështu mos bërtit. Djali juaj ka një pretendim që të marrë pjesën që i takon nga pasuria juaj. Dua të di tani opinionin tuaj, kaq. Si do t’i përgjigjesh djalit tuaj për kërkesën që ka?

Babai: Meqënëse je në Tiranë je shumë larg, tani s’kemi kohë të vijmë atje.

Mirela Milori: Jo nuk do vish!

Babai: Atë çunin tim nuk e di si e ka punën. Thoji e ke më afër, të shkosh në Peshkopi, dhe kërko atë gjënë, por s’ke për të marrë gjë. Pa punuar s’ke për të marrë gjë.

Mirela Milori: E para mos bërtit. Të lutem, ule pak zërin!

Babai: Jo s’jam duke bërtitur unë!

Mirela Milori: Ai kërkon të marrë një pjesë nga prona e babait. Ti do ja japësh?

Babai: Ai t’i shtrohet punës, të sjelli ndonjë gjë në shtëpi, edhe atëherë, do të marri patjetër.

Mirela Milori: Çfarë pune mund të bëjë djali? Se ai është pa shkollë tha, ka vetëm 6 klasë.

Babai: Jo me jo, se 8-9 klasë i ka ai, por nuk punon ai. /tvklan.al