Një burrë përdhunoi dhe mbyti vajzën e tij pesë vjeçare në një vaskë pasi mamaja e saj i kërkoi divorcin. Aleksandr Pilipenko, 44 ​​vjeç, u burgos përjetë pasi u shpall fajtor për vrasjen brutale të Daria Pilipenko në shtëpinë e tyre në Krime.

Ai varrosi e vajzën e vogël në periferi të fshatit Kropotkine përpara se ta raportonte të zhdukur, thanë mediat lokale. Dy ditë më vonë, ai rrëfeu vrasjen dhe i drejtoi policët në trupin e saj dhe u akuzua për përdhunim dhe vrasje të një të mituri.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Gjykatën Supreme të Krimesë të hënën ndërsa nëna ka përfunduar në një institucion të shëndetit mendor, raporton The Sun.

“Njerku e përplasi vajzën gjatë kohës së larjes së saj përpara se të kryente veprime të natyrës seksuale kundër saj. Pas kësaj, ai e mbyti atë në vaskë“, u shpreh zyrtari i policisë Olga Postnova.

Detektivët thanë se ai vrau Darian pasi mamaja e saj 23-vjeçare, Yekaterina Pilipenko, i kërkoi divorcin. Familjarët e Yekaterina thanë se mamaja e re kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të abuzimit në familje. Pasi Daria u vra në Nëntor 2019, Yekaterina kërkoi ndihmë mjekësore. Nëna me zemër të thyer u shtrua në spital në një institucion të shëndetit mendor pas varrimit të vajzës së saj, ku vazhdon të trajtohet ende.

“Ajo e çon Darinë në shkollë dhe flet me të. Nuk beson se vajza e saj ka vdekur. Në fillim, ajo e kuptoi që vajza ishte varrosur, por më pas diçka shkoi keq. Tani mjekët po na japin shpresa për shërimin e saj”, kanë thanë të afërmit e Yekaterinës. /tvklan.al