Një baba është “kryqëzuar” në rrjet pasi u revoltua ndaj një infermiereje që nuk e lejoi atë të ndryshonte datën e lindjes së të birit në certifikatën zyrtare të lindjes të së porsalindurit. Burri shpjegoi së fundmi se ai dhe bashkëshortja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orën 23:05 më 31 Dhjetor 2020.

Ai tha se një infermiere i dha atij një formular për të plotësuar për të dhënat e fëmijët së tyre dhe kur arriti në datën dhe orën e lindjes, ai zgjodhi të vendoste orën 12:05 të mëngjesit të 1 Janarit 2021 sepse sipas tij, “një orë nuk është problem”.

Megjithatë, infermierja nuk e lejoi që ta bënte një gjë të tillë teksa i kishte thënë se detajet duhet të plotësohen me orën dhe datën e saktë, gjë që kishte sjellë një debat pasi babai pretendonte se ai kishte fuqinë për ta bërë këtë sepse është i ati i fëmijës.

 “Unë debatova me të për këtë dhe i thashë se kjo ishte e padrejtë për djalin tim, sepse ai jetoi vetëm 1 orë në vitin 2020. Plus më vjen mirë që vitin 2020 kaloi dhe nuk dua që djali im të lidhet me të. Infermierja debatoi me mua duke më thënë se ajo që po bëja konsiderohet falsifikim dhe do të shkaktonte një problem të madh sepse nuk është vetëm një orë, por unë po ndryshoja edhe datën. Unë i thashë asaj që unë jam babai i tij, kështu që unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gjë që ndodh më vonë. Ajo u revoltua dhe më tha se ‘nuk funksionon kështu’ dhe se kjo formë nuk do të pranohet sepse përmbante informacione të rreme. Në debatin tonë, ajo përfshiu edhe pediatrin që nuk më respektoi duke ngritur zërin. Unë u thashë që unë jam prindi dhe kam autoritetin për ta bërë këtë. Ata në fund ma morën formularin dhe nuk më lanë ta plotësoja. Gruaja ime tha që e turpërova duke bërë një skenë të tillë”, tregon i ati i fëmijës.

Babai e shpejgoi situatën në rrjetin Reddit për të kërkuar mendimet e njerëzve të tjerë, por nuk gjeti mbështetje.

“Si prind nuk ke autoritet mbi hapësirën dhe kohën. Data dhe ora e lindjes së tij është një fakt, jo një opinion.”

“Jam në të 30-at, por do të kem gjithë vitin për të jetuar, pra a do të thotë kjo që edhe unë kam lindur në 2021?”

“Një mori gjërash të tmerrshme ju kanë ndodhur në vitin 2020, por ka ndodhur edhe një gjë e mirë. Djali juaj u ngjiz dhe lindi në 2020”, ishin këto disa nga komentet e njerëzve për rastin në fjalë./tvklan.al