Të mërkurën është paraqitur në ambientet burgut në Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës.

Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”./tvklan.al