Një baba vrau djalin e tij të vogël duke e tundur me dhunë, ndërsa mamaja e tij u përpoq  mbulonte mavijosjet e foshnjës me pastë dhëmbësh.

Mihai-Catalin Gulie i shkaktoi dëmtim të pariparueshëm të trurit Robert Ion vetëm 6 muajsh , i cili kishte lindur me Sindromën Down. Në gjykatë u tha se nuk ishte hera e parë që i ati kishte qenë i dhunshëm ndaj djalit të tij.

Mamaja e tij Gabriela Ion u përpoq të mbulonte mavijosjet e foshnjës, brinjët e thyera dhe lëndimet e tjera me pastë dhëmbësh, ka shkruar Mirror.

Gulie u shpall fajtor për vrasje dhe nëna Gabriela  u dënua për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së fëmijës së tyre.

Gabriela Ion pranoi se i mbulonte plagët dhe pretendon se burrin e saj është fajtor për vrasjen. Policia u informua se djali i vogël u dërgua në spital, ku vdiq nga plagët e marra tre ditë më vonë.

Në gjyq u tha se Roberti kishte luftuar me një sërë komplikimesh mjekësore dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të shkurtër në spital.

Çifti u la në paraburgim dhe do të dënohen përfundimisht më 26 Nëntor. /tvklan.al