Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar, pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama, se aktorëve të “Babales” iu premtua Lekë në emër të Bashës.

Basha nëpërmjet një njoftimi në Twitter, thotë së shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos.

“Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”.  Pse i vonon?! Nxirri tani!”

/tvklan.al

Ditën e shtunë Prokuroria e Krimeve të Rënda tha se video është e montuar dhe se zëri në video nuk është i Agron Xhafajt, por i Fredi Alizotit, kunatit të Albert Veliut, i njohur me emrin “Babalja”.

Prokuroria doli në këtë përfundim pas 5 muajsh hetime dhe pasi mori përgjigjen nga një laborator në Londër, për përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.

Sipas Veliut, ai i kishte kërkuar ndihmë vëllait të Fatmir Xhafajt për të trafikuar një sasi kanabisi, nga Vlora drejt Italisë. Por përgjimi ka rezultuan i montuar dhe gjithçka ka qenë e sajuar. Opozita akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se ka favorizuar vëllain e tij në trafikun e drogës dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Por akuzat u refuzuan dhe Agron Xhafaj bëri një kallëzim në prokurori.

“Babalja” akuzohet për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa kunati i tij dhe gazetari Jetmir Olldashi akuzohen vetëm për kallëzim të rremë.

/tvklan.al