Florenc Hoxha ka qenë i përpiktë me orarin duke hyrë në derën e prokurorisë në orën 9:30 minuta të mëngjesit, për t’u pyetur në lidhje me videon e Fredi Alizotit, ku ai përmend kreun e policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe deputetin Taulant Balla. Ish-kreu i Policisë Bashkiake ka pranuar para hetuesve se ishte ai që ka xhiruar ai Alizotin me anë të një ore të cilën e ka dorëzuar në prokurori. Hoxha ka sqaruar se e kishte regjistruar bisedën pasi Alizoti po e provokonte dhe kishte dyshime se po e xhironte.

Burime nga prokuroria sqarojnë se për nevojë të këtij hetimi mund të ketë dhe një ballafaqim mes Florenc Hoxhës dhe Fredi Alizotit. Ky i fundit në dëshminë e tij thotë se video është më e gjatë se aq dhe se ai nuk ka qenë në dijeni se po filmohej nga Hoxha.

Për këtë çështje, prokuroria ka marrë në pyetje edhe drejtorin e policisë së Fierit, Albert Nushi i cili ka deklaruar se ishte ai që e shoqëroi Alfred Alizotin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi e konsideroi çështjen të rëndësishme. Mësohet se prokuroria do të marrë në pyetje në ditët në vijim edhe deputetin socialist Taulant Balla që përmendet në video.

Tv Klan