Babalja, Salianji: Proces i montuar politikisht – TV KLAN

Babalja, Salianji: Proces i montuar politikisht

Të montuar politikisht e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, pas daljes nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi ta çojë për gjykim dosjen “Babale”.

“Proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova të marrin nën arrest Alfred Nushin dhe Andon Markon. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin, jo vetëm s’më intimidojnë dot, kam 39 procedime padi apo kallëzime, më nxisin më shumë në misionin e politikës. Të tregoj të vërtetën e të mbroj interesin publik.”

Sipas vendimit të marrë nga togat e zeza ish-deputeti Salianji do të merret i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë, sëbashku me gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin. Por Salianji pas daljes nga gjykata paralajmëroi të tjera surpriza.

“Më akuzojnë si organizator dhe se kam dashur të dëmtoj ish-ministrin Xhafaj dhe prokurorinë. Nuk ka vepër penale, prokuroria duhet të provojë fajësinë time, të mos kalojë fare në seancë, se nuk ka asnjë provë, vetëm indicie, telefonata apo thirrje hyrëse që më ka bërë mua Albert Veliu, njohur si Babalja. Të tjera surpriza do ketë.”

Salianji tha se në katër muaj përgjime organi i akuzës nuk ka mundur të gjejë një kontakt mes tij dhe Alizotit. Në audio-përgjimet e prokurorisë të publikuara prej tij nga selia e Partisë Demokratike, Salianji pretendon se Fredi Alizoti, që tashmë ka marrë përsipër se aktroi zërin e Agron Xhafajt flet me ish-drejtorin e policisë së Fierit, Albert Nushi.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*