Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, kanë marrë pjesë babë e bir Dilaveri dhe Taulant të cilët e nisën këtë seancë ndërmjetësimi me sherr dhe të bërtitura. Dilaveri ka sjellë Taulantin për t’i kërkuar 40 mijë euro që ia ka dhënë.

Dilaveri: Kam ardhur këtu për të parë këtë bukuroshin tim, djalin tim se ka 1 vit që ka ikur.

Taulanti: Ti më the që ik nga shtëpia, për çfarë më ke sjellë ti mua?

Dilaveri: Shko ulu atje se jam babai jot do më dëgjosh.

Taulanti: O zotëri thirri mendjes.

Dilaveri: Ulu mos më rri në këmbë.

Taulanti: S’ke turp s’ke. Ti më ke dëbuar nga shtëpia, ka një vit që më ke lënë jashtë. S’të vjen zor.
Dilaveri: Na ka lënë atje dhe ka ikur.

Ardit Gjebrea: E ke dëbuar ti apo ka ikur vetë?

Taulanti: Zonja Eni për çfarë më ke sjellë këtu, unë nuk dua ta shoh fare këtë.

Eni Çobani: Po pse se ai është babai jot.

Taulanti: Nuk është babai im ai, të ishte babi im nuk më kishte lënë 1 vit jashtë dhe nuk ta fal.

Dilaveri: Përjashta do rrish gjithmonë, çe dua.

Taulanti: Ka një vit që më ka lënë përjashta dhe përfiton se thotë që i ka dokumentet dhe pronat dhe unë kam ngelur përjashta, edhe unë kam punuar.

Dilaveri: S’ka asnjë gjë ai.

Taulanti: Unë kam punuar në Greqi, lekët e mia ku vajtën.

Ardit Gjebrea: Sa lekë i ke marrë babait?

Taulanti: 40 mijë euro, i kam marrë për të rendur nëpër gjykatat.

Eni Çobani: Dilaver të ka sjellë gjë djali lekë nga Greqia?

Dilaveri: Jo, ku janë, unë nuk shoh gjë.

Taulanti: I kam dërguar 20 mijë euro.

Dilaveri: Çfarë i bëre këto 40 mijë euro?

Taulanti: Unë vërtet i mora këto para siç thotë zotëria që nuk dua ta shoh më me sy.

Ardit Gjebrea: Zotëria? Babai ore çështë kjo zotëria?

Taulanti: Zotëri, nuk dua ta njoh fare unë. /tvklan.al