Më datë 11.09.2017, rreth  orës 21: 00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

 Shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua ), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.

Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja./tvklan.al