Dy konflikte kanë ndodhur në një hark kohor të shkurtër në Tiranë. Në konfliktin e parë janë përfshirë babë e bir, të cilët kanë plagosur me mjet prerës një person tjetër. Deri tani mësohet se i plagosuri J.V. është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve“, njofton policia.

Po ashtu në rrugën e Kavajës janë përfshirë në një sherr dy qytetarë nga Siria, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore“, njoftojnë autoritetet./tvklan.al