“Babi më tha të kthej biletën”, Generda i rrëfen Saimirit si erdhi në Love Story



“Babi më tha të kthej biletën”, Generda i rrëfen Saimirit si erdhi në Love Story

21:18 04/01/2021

Nata e 8-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur me takime shumë romantike mes Saimirit dhe Vajzave.

Generda ishte një nga vajzat që ai pati një takim privat, ku ndanë një bisedë të këndshme.

Veç të tjerash Generda i rrëfeu Saimirit se si u bind të vinte në program dhe faktin që i ati i saj nuk donte që ajo të largohej nga Gjermania.

Saimiri: Si je?

Generda: E emocionuar! Më ke lënë pa gjumë, pa bukë. S’kam pirë fare ujë sot.

Saimiri: Si e ke përjetuar natën e parë?

Generda: Mami është shumë krenare për mua sa kur mbaroi puntata folëm në telefon dhe më tha “të vdes mami për ty, shkëlqeje”. Kurse babi tha që ishte krenar për mua.

Kisha vetëm hallin mos bija nga shkallët dhe pastaj kur erdha tek ti, do kisha thënë më shumë gjëra se ç’thashë por isha shumë e emocionuar. Thashë me vete pse s’të kam takuar më përpara që të të kisha vetëm për vete.

Generda: Për çfarë do ta ngremë këtë dolli?

Saimiri: Për ne të dy dhe kohën e bukur që do kalojmë bashkë.

Generda: Në vend që të të takoja andej, duhet të vija unë në Shqipëri dhe ti në Shqipër që të takoheshim këtu.

Saimiri: Jetës nuk i dihet prandaj është e bukur. Ti si më ke parë? Të tha dikush për emisionin?

Generda: Ishte ditë e hënë dhe më thotë babi, Generda shiko paska filluar një emision i ri këtu dhe qenka një djalë nga Meinhaim. Duke të parë ty, po më pëlqente dhe po mendoja. S’desha t’ia them babit, por dua të shkoj dhe unë i thash vetes.

Pastaj i thashë babit po sikur të marr edhe unë pjesë. Është djalë shqiptar i thash unë, pse jo? Deri në momentin e fundit më tha që ta kthej biletën mbrapsht sepse unë jam shumë e lidhur me familjen. Javës tjetër pastaj unë e bisedova me shefin dhe i thashë po sikur.

Shko më tha mua, pse jo? Shkoj në shtëpi unë, e kisha prerë biletën. Nuk pyeta fare të shtëpisë. Dhe i thoshte mamit, kjo ka për ta kthyer biletën, nuk shkon.

Saimiri: Nuk e di si e shohin vajzat këtë gjë por sigurisht që me puthjen lidhet ndjenja, por dua që kur unë e takoj një vajzë disa herë, me një puthje unë mund të shoh edhe a kam ndjenjë për të apo jo.

Generda: Të jap të drejtë, është normale. Unë e mendoj kështu siç e mendon ti. Për mua është shumë e rëndësishme sepse nga një puthje mund të fillojnë shumë gjëra.

Saimiri: Edhe pse nuk njihemi, të shoh si një vajzë të sinqertë që nuk është për lojëra.

Generda: Unë me të vërtetë jam duke u stresuar sepse bëj punën dhe iki për xhirime, provoj fustanet…tamponin. Janë shumë gjëra që unë i lë një orë dy orë, kam punuar nga taksia me laptop dhe u habit shoferi, tha pse moj vajzë lodhesh kaq shumë. Thashë me vete, ta dish ti!

Saimiri: Për dashurinë!

Generda: Unë i kam lënë dhe po lë shumë gjëra mangët, që vetëm të jem këtu.

Saimiri: Generda ishte një takim shumë i bukur. Mu bë qejfi që u takuam edhe pse ishte një takim pak i shkurtër.

Generda: Edhe për mua!/tvklan.al






Të ngjashme