Deputeti demokrat, Luan Baçi, u shpreh i ashpër gjatë seancës parlamentare për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Baçi solli në vëmendje largimin nga vendi i caktuar në sallë të deputetëve që kanë mbështetur Berishën ndërsa u shpreh se mandatin e deputetit atij vetë ia kanë dhënë demokratët dhe jo Basha. Ndër të tjera, Baçi tha se është deputeti më i votuar i Qarkut të Fierit në radhët e deputetëve të opozitës.

“Është në detyrimin tuaj të zbatoni rregulloren dhe të na jepni fjalën kur e kërkojmë atë. Duhet që të çohemi në këmbë dhe ndoshta edhe të bërtasim. Të hënën e kaluar në seancë u paraqita në parlament dhe tek vendi ku duhej të ulesha gjeta një emër tjetër. Ju paradhënie kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është zoti Basha që mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për t’ju ndërruar vendet deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, kur duhet të dënoni një nxënës për ta çuar në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni para se të merrni këto vendime. Është në detyrën tuaj që të marrim një informacion paraprak përpara se të ndodhemi në disa situata të pazakonta. Dikush më tha që emrin e ke në korridor. Mendoj që këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar, as ju, as zoti Basha, askush tjetër. Sa për dijeninë tuaj dhe zotit Basha jam deputeti i Qarkut të Fierit dhe deputeti më i votuari nga të gjashtë deputetët e opozitës që mund të renditen atje në fillim. Pra mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët, votuesit tanë dhe jo ju me zotin Bashën. Hiqni dorë nga marrëveshja që keni, të hapur tashmë, duke zbatuar me përpikmëri të deputetit Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes në krye të opozitës të një njeri që është peng i mazhorancës. E kanë mbyllur demokratët në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe në 18 Dhjetor ratifikimi i vendimit nga 44 mijë anëtarë të PD-së”, tha Baçi. /tvklan.al