Bayern Munchen fitoi me meritë trofeun e parë sezonal, Superkupën e Gjermanisë.

Skuadra kampione mundi me rezultatin e thellë 5 – 0 Eintracht në finalen e luajtur të dielën në Frankfurt.

Protagonist ishte Robert Lewandowski me 3 gola të realizuar. Sulmuesi polak u përfol se do të lëvizte gjatë merkatos së verës, por duket se i është rikthyer dëshira për të dhënë kontributin e tij me bavarezët.

Golat e tjerë u shënuan nga Coman dhe Thiago Alcantara. Trofeu i parë për Niko Kovaç me Bayern Munchen. Ai sezonin e kaluar drejtonte Eintracht Frankfurt. Të dy skuadrat tani duhet të presin ndeshjet e para të Kupës së Gjermanisë dhe më pas nisjen e Bundesliga.

Tv Klan