Ka marrë fund odiseja e emërimit të zëvëndës ministrit të ri të Rendit Publik. Ka qënë vetë kryeministri Majko ai vetëm disa minuta para se të mbaronte orari zyrtar i punës, është paraqitur në ministri për të prezantuar krahun e djathtë të Petro Koçit, kolonel Bajram Yzeirin. Kryemisnitri Majko është paraqitur në Ministri  i shoqëruar nga ministri Koçi ku dhe ka dhënë lajmin e emërimit të Yzeirit. Gjithashtu bëhet e ditur se Koçi ka hezituar rreth këtij vendimi por pas këmbënguljes së kryemistrit Majko, ai duket se është bindur. Yzeiri ka zëvëndësuar në detyrë Ilir Çanon që deri më tani ende nuk është sistemuar në ndonjë detyrë tjetër.

Pamje Ministria e Rendit, makina e kryeministrit Majko duke shkuar në Ministrinë e Rendit./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili