Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Adrian Bajrami ka rinovuar me klubin e Benfikës deri në vitin 2026. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është në sezonin e tij të gjashtë si pjesë e ekipit.

Bajrami është futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura në këtë sezon te Benfika B në Ligën 2 me 20 të tilla, ku ka shënuar edhe 1 gol. Ndërsa në vitin e shkuar futbollistik, ai u aktivizua në 23 ndeshje dhe realizoi dy gola.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur për rinovimin. Shpresoj që të vazhdoj të punoj fort dhe të përfaqësoj Benfikën më së miri”, tha lojtari kuqezi pas firmës në kontratë.

Klan News