Akuzave të bëra nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, por edhe ish- kryeministri Sali Berisha, lidhur me operacionin “Oaz” në Shkodër nëse është përgjuar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u është përgjigjur duke thënë se gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm.

Reagim i Ditmir Bushatit: 

“Sot është një ditë e mirë për falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm”.

/tvklan.al