Çekiçi protagonist në fitoren e Olimpija Ljubjana

Elis Bakaj ishte lojtari kyç në fitoren 2 – 0 të Shakhtyor Soligorsk me Esbjerg në Europa League. Futbollisti shqiptar shënoi golin e parë të takimit me goditje dënimi, por ndihmoi edhe në realizimin e të dytit. Bakaj dha asist për Rybak, duke vendosur një sukses të rëndësishëm të skuadrës bjelloruse ndaj asaj daneze.

Shakhtyor Soligorsk synon të kalojë në turin e tretë të Europa League. Një mbrëmje pozitive edhe për Endri Çekiçin. Mesfushori luajti për 90 minuta në barazimin 2 – 2 të Olimpija Ljubjana me Malatyaspor. Çekiçi dha pasimin për golin e parë.

Këtë sezon të Europa League ai ka shënuar edhe gol në përballjen e kthimit Rigas.

Tv Klan