Francezi Tiemoue Bakayoko është zyrtarisht një lojtar i Milan. Klubi italian njoftoi arritjen e marrëveshjes me Chelsea këtë të martë. Pesë milionë Euro do të përfitojë klubi anglez gjatë kësaj periudhe dhe 35 milionë të tjerë, nëse Milan do të vendosë ta marrë përfundimisht futbollistin. Prezantimi i Bakayoko do të bëhet të premten në ditën e 24-vjetorit të lojtarit.

Mesfushori do të ketë më shumë hapësirë tek ekipi italian. Mbërritja e Jorginho te Chelsea uli mundësitë e francezit për të luajtur. Bakayoko është një tjetër përforcim në merkaton e verës për Milan. Skuadra e Genaro Gattuso afroi edhe emra të tjerë të njohur si Gonzalo Higuain apo Pepe Reina.

Tv Klan