PSG merr informacione për Vinicius të Real Madrid

Tiemoue Bakayoko mund të kthehet te Milan ku luajti në sezonin 2018-2019. Mesfushori francez u rikthye te Chelsea pas huazimit te Monaco sezonin e fundit, por duket se mund të veshë sërish fanellën e milanezëve.

Sipas mediave italiane është arritur akordi me 25-vjeçarin për një pagë 3 milionë euro në sezon pa përfshirë këtu bonuset. Problemi është te çmimi i vendosur nga Chelsea për kartonin e Bakayoko që është 20 milionë euro, pasi është edhe 2 vjet nën kontratë.

Kjo shumë vlerësohet si e lartë nga drejtuesit e Milan. Ndërkohë te Real Madrid pas eliminimit nga Champions League mund të ketë lëvizje të lojtarëve. Gazeta “Marca” shkruan se sulmuesi Vinicius është i pakënaqur, pasi është aktivizuar pak.

Paris Saint Germain ka kërkuar informacione për sulmuesin brazilian. Megjithatë Real Madrid deri më tani do ta mbajë Vinicius. 20-vjeçari është nën kontratë deri në 30 qershor të 2025. Çmimi i Vinicius vlerësohet rreth 45 milionë euro.

Tv Klan