Një studim i ri ka zbuluar se një nga bakteret e mira që gjendet në zorrën e njeriut mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas studimit, aktivitetet e baktereve në zorrët zvogëlojnë prodhimin e një lënde kimike që lidhet me zhvillimin e arterieve të bllokuara. Kur prodhohet në zorrë, kimikati futet në qarkullimin e gjakut dhe shkon në mëlçi, ku shndërrohet në formën e tij më të dëmshme.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohio-s gjurmuan sjelljen e këtyre baktereve, për të cilat ata pretendojnë se mund të shpjegojnë mënyrën se si ato kontribuojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut.

Gjatë dekadës së fundit, është bërë e qartë se bakteret në zorrën e njeriut ndikojnë në shëndetin tonë në shumë mënyra. Organizmi që kemi studiuar ndikon në shëndet duke parandaluar problemet më komplekse që shkaktojnë  probleme të ndryshme me zemrën”.

Studiuesit ia atribuojnë sjelljen e dobishme të baktereve një proteine të quajtur MtcB, një enzimë që heq molekulat specifike, për të ndihmuar bakteret të gjenerojnë energji dhe të mbijetojnë./tvklan.al