Ruajtja e shëndetit të mirë të zorrëve është shumë e rëndësishme në mënyrë që imuniteti i trupit të jetë i lartë. Ushqime të caktuara mund të ndihmojnë në krijimin e një ekuilibri të rëndësishëm të mikro-baktereve.

Një studim i ri tregon se bakteret e zorrëve kanë lidhje me një anomali në enët e gjakut të trurit, që mund të rrisin shanset për goditje në tru.

Në studimin e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, studiuesit përdorën teknika të përparuara të analizës gjenomike për të kryer studimin e tyre.

Studimi mbështet hulumtimet e reja mbi rëndësinë e boshtit zorrë-tru, që është marrëdhënia midis baktereve në zorrë dhe si funksionon truri.

Anomalia e një ene të gjakut të trurit ndodh tek 0,5% e popullsisë. Nga këta, 40% janë simptomatikë, ndërsa personat e tjera shfaqin shenja të tilla si dhimbje koke, shqetësime vizuale ose goditje në tru.

Sipas ekspertëve, përbërja e disa baktereve të zorrëve mund të ndihmojë në identifikimin, se sa agresive mund të jetë anomalia e enëve të gjaktut në tru.

Studimi zbuloi se këta persona kanë më shumë baktere gram-negative të zorrëve.

Por gjithësesi sipas studimit, marrëdhënia midis zorrëve dhe trurit është komplekse, prandaj është e rëndësishme që të kryen dhe hulumtime të tjera për detaje më specifike./tvklan.al