Kanë mbetur pak më shumë se një javë nga ceremonia hapëse e kampionatit Europian, Euro2024. Kompeticion që do të ketë padyshim orakujt e parashikimeve të rezultateve të 51 ndeshjeve që do të vijnë falas dhe ekskluzivisht në TV Klan.

Një laborator në Gjermani ka bërë parashikimin për takimin hapës, atë mes Gjermanisë dhe Skocisë. Si monstër është marrë bakteri Esherjakoli, i cili rritet në zorrë, me mikrobiologu, Markus Egert që beson se organizmat e tij të vegjël do të bëhen trendi më viral i Europianit.

“Ne kemi arritur të rritim relativisht pak mikrobe në një pjatë, në mënyrë që shpërndarja e kolonive që këto mikrobe formojnë më pas të mund të përdoret për të parashikuar një rezultat futbolli. Ne e interpretojmë këtë si më poshtë: sa më shumë koloni rriten, në zonën e penalltisë së një skuadre, aq më shumë gola do të shënohen kundër tyre dhe kështu ne përpiqemi të përdorim shpërndarjen e mikrobeve në pjatë për të parashikuar se si do të përfundojë ndeshja.“

Bakteret deri më tani favorizon Gjermaninë për ndeshjen hapëse kundër Skocisë. Nëse parashikimi i baktereve do të jetë e drejtë apo jo, do të shihet pas përfundimit të takimit hapës më 14 Qershor në Mynih, Gjermani.

Klan News