Bakteri i qenit gjymton të zotin

Bakteri i qenit gjymton të zotin

17:42 29/09/2019

48-vjeçari amerikan preket nga sëmundja e rrallë

Greg Manteufel, këtij 48-vjeçar nga Miluoki, jeta i ndryshoi dramatikisht këtë vit. Mjekët i prenë këmbët, duart dhe hundën pasi u prek nga një sëmundje tepër e rrallë, që ia ka shkaktuar qeni i tij Elli. Ai u prek nga bakteri Kapnocitofaga, që gjendet zakonisht në gojën e maceve dhe qenve. Ky lloj bakteri shkakton gangrenë në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të lëkurës.

“Kam qenë i shëndetshëm gjatë gjithë jetës time. U bëra 48-vjeç dhe kurrë skam patur ndonjë shqetësim serioz, për më tepër si kjo që mu përhap kaq shpejt dhe kaq keq. Ishte shumë e vështirë për t’u trajtuar.”

Shkencëtarët amerikanë, që po studiojnë rastin e tij, thonë se bakteri nuk ka efekt të njëjtë tek të gjithë njerëzit. Por Greg Manteufel ka pasur mangësi në sistemin imunitar, për të cilat nuk ishte në dijeni dhe që e kanë lejuar bakterin t’i shkatërrojë organizmin. Qeni e ka marrë bakterin nga kontakti me kafshë të tjera dhe ia ka përcjellë të zotit përmes gjuhës. Ai i është nënshtruar këtë vit 10 ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa mjekët po i përshtasin proteza për gjymtyrët.

Nga hulumtimet, mjekët kanë zbuluar 5 raste në 10 vjet, të personave të cilëve ky bakter u ka shkaktuar të njëtat probleme shëndetësore.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori