Usain Bolt, LeBron James, Federer, Messi apo Ronaldo, janë sportistët elitarë të cilët dallojnë nga të tjerët. Po si është e mundur kjo? Në fakt shkenca hedh dritë edhe mbi këtë pikëpyetje të madhe. Një studim i publikuar në revistën ‘Nature Medicine’ tregon se shkencëtarët kanë zbuluar se bakteri ‘Veillonella’ metabolizon acidin laktik që prodhohet gjatë ushtrimeve fizike dhe e konverton ne propionat, një acid i ngopur me zinxhir të shkurtër.

Trupi i njeriut e përdor propionatin për të përmirësuar kapacitetin e stërvitjes. Puna për këtë zbulim kishte nisur në vitin 2015 me ekzaminime të bëra tek pjesëmarrësit në maratonën e Bostonit. Shkencëtarët vunë re se bakteri Veillonella shtohej me shumicë menjëherë pas përfundimit të maratonës.

Shkencëtarët duan të shkojnë edhe më tej për t’iu ofruar sportistëve apo personave që duan të ushtrohen fizikisht bakterin Veilonella në formë kapsule për t’iu dhënë atyre impulset e nevojshme për të realizuar stërvitjen. Sportistët mezi presin prodhimin e kësaj kapsule për të kuptuar aftësitë e mëtejshme të trupave të tyre.

Tv Klan