Balaj debuton me gol në Austri

Balaj debuton me gol në Austri

18:54 05/08/2019

Sulmuesi i jep fitoren Sturm Graz

Strati më i mirë i mundshëm për Bekim Balajn në Bundesligën Austriake. Sulmuesit të Kombëtares iu deshën vetëm 5 minuta lojë për të shënuar me Sturm Graz. Një gol me peshë, pasi vendosi edhe fitoren 1 – 0 të skuadrës së Balajt në fushën e Wolfsberger e luajtur të dielën.

28-vjeçari u gjend i vetëm në zonë, duke e dërguar topin në rrjetë. Bekim Balaj u aktivizua deri në minutën e 63’ dhe për trajnerin Nestor El Maestro mund të kishte realizuar gola të tjerë, nëse do të qëndronte më gjatë në lojë.

Me këtë fitore Sturm Graz është me pikë të plota pas 2 javësh kampionat ashtu si Salzburg dhe Lask. Mediat austriake kujtojnë se Balaj vjend nga Shkodra, i njëjti qytet i Hamdi Salihit, i cili në Bundesligën Austriake, shënoi 70 gola në 149 takime të luajtura në Austri.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT