Rijeka fitoi me rezultatin 2 – 1 takimin e kampionatit kroat me RNK Split, në ndeshjen e javës së 25 ishin lojtarët e Kombëtares protagoniste. Amir Rrahmani realizoi golin e barazimit të përkohëshm për Split në fund të pjesës së parë. Ky është i pari për të në Kroaci. Loja pas pushimit ishte më e kujdesshme, por Bekim Balaj arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 74’.

Sulmuesi shqiptar më pas u ndëshkua me të verdhin e dytë duke lënë skuadrën me 10 futbollistë. Ky vendim nuk u pëlqye nga trajneri, i cili nuk do të ketë në sfidën e radhës në dispozicion.

Megjithatë kjo fitore është me tepër vlera për Rijaka që qëndron në garë për titullin kampion ku Dinamo Zagreb është pretendenti kryesor.

Tv Klan