Bekim Balaj do të luajë sezonin e ardhshëm në Rusi me skuadrën e Nizhni Novgorodit. Sulmuesi i kuqezinjve vendosi që të bashkohet më klubin rus, i cili këtë vit u ngjit në elitën e futbollit vendas.

Balaj stërvitej prej ditësh me këtë ekip dhe palët e gjetën më në fund akordin mes tyre. Sulmuesi i Shqipërisë kishte dy muaj që po kërkonte një skuadër të re, pasi kontrata me austriakët e Shturm Gracit i kishte përfunduar.

Premier Liga ruse do të nisë në fundjavë dhe skuadra e Balajt do të përballet me Soçin. Balaj u shpreh se ai e njeh mirë kampioantin rus dhe ofertën që ia bëri Nizhni Novgorodi nuk mund ta refuzonte, pasi e shikon si një mundësi mjaft të mirë për karrierën.

Sulmuesi 30 vjeçar synon që të përmirësohet edhe më shumë në këtë kapitull të ri të karrierës.

Tv Klan