Bekim Balaj po kalon një moment të mirë. Sulmuesi i Kombëtares realizoi sërish në kampionatin rus. Goli i tij vulosi suksesin 3 – 1 të Akhmat Grozny të hënën në fushën e një rivali direkt si Orenburg.

Balaj mori një pasim brenda në zonë nga Ravanelli dhe me goditjen e tij nuk i dha mundësi portierit kundërshtar të reagonte. Tjetër gol për Bekim Balajn, i treti radhazi pas atij në fitoren me Andorrën në kualifikueset e Euro 2020 dhe në kampionat me Spartak Moscow. 28-vjeçari nuk kalonte një periudhë të tillë prej 2016.

“Është një fitore e rëndësishme për ne në një ndeshje të vështirë. Kishim nevojë për diçka të tillë. Mendoj se dhamë maksimumin dhe arritëm suksesin.”

Ndaj Orenburg u aktivizua për pak minuta edhe Odise Roshi, i cili u kthye në fushë pas një mungese thuajse 9 mujore për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Tv Klan