Edhe pse u aktivizua vetëm 45 minuta Bekim Balaj i dha fitoren në miqësore skuadrës së Terekut. Në minutën e 53 balaj rezlizoi një supergol, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij pasi pjesa e parë përfundoi 1-1.

Në ndeshjen ndaj Brno të Cekisë, e zhvilluar në Turqi, aty ku po zhvillohet edhe faza përgatitore, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi edhe golin e tretë për Terek, pasi mori një asist nga Bernard Berisha.

Bekim Balaj dhe Odise Roshi me bashkëpunimet mes tyre shënuar një numër të konsiderueshëm golash për Terekun. Tashmë me praninë edhe të Berishës, pritet që treshja shqiptare të bëhet e domosdoshme për ekipin Çeçen.

Tv Klan