Lenjani i jep fitoren Sionit me golin e tij

Bekim Balaj i parapriu grumbullimit në Kombëtare me 2 gola. Sturm Graz triumfoi me rezultatin 2 – 1 në fushën e Rheindorf Altach në Bundesligën e Austrisë. Balaj shënoi me kokë.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga 1 gol në secilën pjesë për të siguruar suksesin e Sturm që renditet në vendin e pjesë. Me 3 gola të shënur në 6 javët  e para është më i miri për Sturm Graz.

Në Superligën e Zvicrës ishte vendimtar Ermir Lenjani. Futbollisti i Sion vendosi takimin me Thun. Goli i Lenjanit në minutën e 17’ përcaktoi fitoren 1 – 0. Për Ermir Lenjanin ishte i dyti për këtë sezon. Sion me këtë sukses renditet i treti, në zonën Europiane.

Tv Klan