Uellsiani u dallua për golin special të shënuar kundër Real Salt Lake, italiani për ndërhyrjen e çuditshme

Fitorja e Los Angeles FC kundër Real Salt Lake 4-1 në Utah ishte e mbushur me aksion. Për fitimtarët u dalluan dy yjet e ardhur së fundmi, Gareth Bejl dhe Xhorxhio Kielini.

Ndërsa LAFC po shkonte drejt fitores në sfidën e Major Soçer League, Bejl e kishte lënë për në fund golin speciual, si për të treguar se çfarë ai është i aftë që të bëjë.

Uellsani rrëmbeu topin, çau nga krahu i djahtë drejt portës kundërshtare, la pas dy rivalë e më pas e futi topin në rrjetë, me portierin Zac MacMath, që nuk mundi do të bënte asgjë.

Bejl me rrjetën e shënuar risolli edhe njëherë në kujtesë spektaklin që ai ka dhuruar kur ka qenë pjesë e Real Madridit. Për të, ky është goli i dytë i shënuar në katër takimet e fundit të luajtura në SHBA.

Por vëmendjen e rrëmbeu edhe mbrojtësi italian. Gjatë një kundërsulmi të Real Salt Lake, duke e parë rrezikun, ai u kthye në një vollejbollist dhe bllokoi topin që të shkonte përpara.

Karton i verdhë për 37-vjeçarin, që në fund me Bejlin iu gëzua suksesit të arritur.

Klan News