Gareth Bale njihet për kualitetin që ka si lojtar, dhe tashmë duket se po arrin një formë mjaft të mirë fizike  pas një periudhe të errët te Reali i Madridit.

Diçka e tillë nuk mendohej të shihej te uellsiani deri pak kohë më parë. Duket se askush nuk besonte tek një rikthim të Bale në ditët e tij më të mira, madje një gjë të tillë as vetë tekniku i Tottenham, Jose Mourinho nuk do ta bënte.

Sidoqoftë Mourinho tashmë është përballë fakteve dhe në një intervistë të dhënë nuk ka nguruar të komplimentojë Gareth Bale.

Ai është shprehur se Bale është një futbollist profesionist dhe se e njeh potencialin e tij më mirë se kushdo tjetër.

Mourinho u shpreh se është mjaft i kënaqur që Bale po rikthehet në lojtarin që të gjithë duan të shohin.

Klan News