Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehet se aktakuza kundër Hashim Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së do jetë një luftë e gjatë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balla tha se aktakuza është e përbashkët për të gjithë udhëheqësit e luftës.

Unë nuk jam as Kryeministri, as kreu i Kuvendit as Presidenti, por kjo ka qenë një kambanë që në 25 qershor kur u komunikua akuza për herë të parë, që nga ai moment të gjithë ishim të vetëdijshëm që nuk do ishte e lehtë dhe nuk do ishte një aktakuzë e turpshme pa asnjë prove. Besoj se aktakuza është e përbashkët, nuk është për secilin prej tyre”.

Më tej ai tha se aktakuzat janë një përpjekje për të bërë pis të gjithë luftën e Kosovës për liri dhe bëri thirrje që të gjithë të bëhen bashkë.

Një element doja ta thoja që në fillim, që të gjithë shqiptarët që në vitin 2000 kur nisi akuzat Karla Ponti e më pas me Dik Martin, ka një përpjekje për të bërë pis të gjithë procesin e pavarësisë së Kosovës. Ajo që na duhet që ka kjo moment, këtu duhet një mirëkuptim. Ne na  duhet që të bëjnë një mbledhje fondesh për mbrojtjen e liderve të UÇK-së në Hagë”, tha Balla.

Më tej ai tha se këtu është vënë në dyshim lufta e Kosovës dhe xhelati është barazuar me viktimën. Balla tha se nuk është një sfidë e tyre personale, por është një sfidë e të gjithë shtetit./tvklan.al