Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla tha këtë të enjte se Lulzim Basha është klienti më i madh i oligarkëve.

Teksa po fliste për paketat ekonomike të qeverisë për shkak të pandemisë, Balla u bëri thirrje deputetëve opozitarë që të mos shikojnë kreun e PD-së pasi ai nuk ka punë tjetër.

“Kush prej jush kompleksohet me xhiron nëpër kafe që bën Luli, kur je pa punë xhiro nëpër kafe do bësh se nuk ke punë tjetër. Luli vëllezër e motra nuk ka nevojë për 400 mijë lekë sepse Luli është klienti më i madh i oligarkëve në këtë vend, nëse ka, por ata që quan Luli oligarkë. Pra biznesmenë të mëdhenj me të cilët ka kontrata të mëdha financiare, familjare të përditshme”, tha Balla.

Balla tha se nga 1 Qershori lehtësohen masat, ndërsa gjatë pandemisë fokusi i qeverisë ka qenë shëndeti i qytetarëve./tvklan.al