“Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK e jo KÇK”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me akuzën që ka ngritur prokuroria ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Balla thekson se Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Ai ngre pyetje pse në konkluzione mungon akuza për pastrim parash.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda”, shkruan kreu i grupit parlamentar socialist.

Taulant Balla më tej thekson se dosja në ngarkim të Lulzim Bashës duhet të hetohet nga SPAK, e jo nga KÇK.

Tv Klan