Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha të enjten se ish-kryeministri Sali Berisha ka arsye familjare për të protestuar me 27 janar.

 “

Jam shumë i sigurt që ka një arsye shumë të fortë që Sali Berisha të dalë në protestë me 27 Janar dhe retorika, gjuha e përdorur, tregoi edhe tensionin e tij familjar. Mediat tregojnë se Shkëlzen Berisha bashkë me Ndue Kalaj dhe të tjerë, janë thirrur sot nga Prokuroria e vendit tonë për një vepër të rëndë, shpërdorimin e detyrës nga ana e babait, por edhe shndërrimin të të birit në ryshfetxhi. 414 milionë euro është fatura që shteti shqiptar dhe populli shqiptar paguan vetëm për çështjen e CEZ. Dhe sot kur Prokuroria njofton thirrjen për marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, babai i tij iu bën thirrje shqiptarëve që ‘o burra të rrëzojmë këtë qeveri’ dhe shtet ligjor.

 Më tej ai tha se tha se në Shqipëri po krijohet një aleancë kundër Reformës në Drejtësi.

 “

Dilni në protestë kundër Reformës në Drejtësi, sepse në Shqipëri është ngjizur një aleancë e re, një aleancë që në fakt e ka bërthamën që në 2014-ën kur mori rrugë Reforma në Drejtësi. Në 22 korrik, edhe pse e votonim, ju me pahir, ju thoshit, bëni ç’të doni, por Reforma në Drejtësi nuk ka për funksionuar, sepse ka ca probleme dhe Reforma në Drejtësi nuk zbatohet, por ja që po zbatohet.

Rezultatet e para të Vettinugt dalin javën e ardhshme dhe sigurisht ata njerëz që ju i mbrojtët me shumë luftë për t’i mbajtur në ato pozicione, do të dalin se paskan qenë pa arsimin përkatës, të zhytur në pasuri dhe në prona pa fund. Dilni e protestoni edhe kundër Reformës në Arsim, një ndër gjërat që ju dhemb më shumë është se nuk është më “Vitrina” dhe “Kristali”. S’janë më ato. Dilni të dashur shqiptarë përkrah Lulit dhe Saliut, por mbani në mend se ata janë një e keqe e madhe e këtij vendi, Shqipëria nuk e meriton të ketë një opozitë si këto. Për ne jeni një e mirë, për Shqipërinë një e keqe”

, tha Balla. /tvklan.al