Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, PS do të fitojë dhe zgjedhjet e vitit 2021, ndërkohë që opozita proteston para Parlamentit.

“Në do fitojmë edhe në vitin 2021 sepse u kemi dëshmuar shqiptarëve se jemi besnik ndaj tyre.Në zgjedhjet lokale në 30 Qershor do fitojmë, kush mendon se nuk do të zhvillohen, e ka gabim. Do të zgjidhen 61 kandidatët. Ne jemi modeli më i mirë dhe kemi model të suksesshëm në çdo cep të vendit. Ne jemi këtu sot për të plotësuar këtë mandat të rëndësishëm.

Balla tha se mazhoranca është ajo që do të çojë para Reformën në Drejtësi.

“Jemi këtu për ti qëndruar besnik votës së popullit shqiptar në 25 Qershor 2017. Shqiptarët na votuan sepse dinë  kujt t’ja besojnë votën sepse ne jemi të vetmit për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, me këtë vendim sot ne përmbyllim një fazë të rëndësishme të procesit. Kush kishte dyshime për 16 Shkurtin e famshëm, se gjoja do të ishte referendum, por ishte referendum për shkatërrimin e PD. Me PD rikthehet situata e 20 vite më parë, në kaosi e paligjshmëri tipike e Lulit dh Saliut,  lufta civili e ‘97, Grushti i Shtetit në 98, shpërthimi i Gërdecit, të vrarët e 21 Janari, shitja e detit.

Të gjitha vendet anëtare janë kundër dhunës, si dhe dhunës së ushtruar dhe sot, ndaj punonjësve të policisë dhe me bidona të mbushur në selinë e PD. Lulzim Basha krijoi precedent të rrezikshëm më djegien e mandateve. Por harrojnë  se pushteti fitohet me votë, nuk është faji i shqiptarëve se ti nuk votohesh.

Sipas, Ballës djegia e mandateve dhe protestat e shumta po dëmtojmë imazhin e Shqipërisë dhe çeljen e negociatave.

Këshill i Lartë i Prokurorisë është një proces shumë i rëndësishëm dhe ka prodhuar rezultate të prekshme, përfshi këtu shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar që janë larguar. Këto dëshmojnë qartë së Shqipëria ka thelluar këto reforma në përmbushjen e 5 prioriteteve tona për hapjen e negociatave. Protesta e 16 Shkurtit apo dhe ajo e sotmja në hyrje të Kuvendit në prag të prezantimi të paketës së zgjerimit dhe pak muaj nga mbledhja e Këshillit Europian e minojnë perspektivën e  Shqipërisë. Por ne jemi Partia Socialiste dhe kemi vepruar për të realizuar ëndrrën e Shqipërisë.

/

tvklan.al