Taulant Balla, pas seancës planerë i ka kërkuar edhe njëherë opozitës bashkëpunim për ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjatjen e procesit të Vetting-ut për prokurorët dhe gjyqtarët.

Balla para gazetarëve tha se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme dhe shtoi se do duhen dhe të paktën 2 vite që të përfundojë procesi i Vetting-ut për të gjithë magjistratët.

Ky është një diskutim që ka vijuar në Kuvend për më shumë se një vit. Ka qenë një rekomandim i atyre që monitorojnë Reformën në Drejtësi, partnerët e Shqipërisë, EURALIUS dhe OPDAT. Të mos harrojmë që ka pasur dhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias për nevojën e barazisë në një proces për të gjithë magjistratët. Është rekomanduar që ashtu siç janë vetuar magjistratët e parë të kalojnë dhe magjistratët e mbetur. Në vlerësimin tim duhen dhe 2 vite, por për këtë mund të flasim më shumë ekspertët. Dua të sqarojë që ekspertët na kanë rekomanduar që ndryshimet janë kushtetuese dhe nuk ka hapësirë që prekim ligjet e tjera”, tha Basha.

I pyetur se çfarë do t’i jepte PS opozitës për të votuar këto ndryshime në Kushtetutë, Balla tha se vota duhet të jepet për reformën dhe jo për qeverinë.

Tashmë jo vetëm ne që kemi qenë mbështetësit kryesor të Reformës në Drejtësi, por unë besoj dhe me rastet e djeshme të pardjeshme dhe në rastet që do të vijnë në ditët në vijim do të tregojnë se kemi bërë mirë për këtë reformë. Dhe mendoj se dhe PD do të bindet që kjo reformë duhet. Vota që duhet të japë PD duhet të burojë si një ndryshim kursi për Reformën në Drejtësi dhe jo një ma jep ta japë”, shtoi kreu i Grupit të PS./tvklan.al