Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat, vetëm disa minuta pas shkarkimit dhe votimit të ministrave, tha se shumë shpejt, sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhë ngërçin e krijuar nga Presidenti Ilir Meta, Gent Cakaj, do të jetë ministër i Jashtëm.

Nuk votuam dekretin për ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, ai meriton besimin tonë. 

Sapo Gjykata Kushtetuese të përgjigjet këtij ngërç të krijuar nga Presidentit, ai do të jetë ministër i Jashtëm, deri atëherë Kryeministri ka treguar gatishmërinë për të kontribuar.

 

Gjithashtu, ai tha se, opozita edhe këtë herë nuk diti të shfrytëzojë mekanizmat për debatin parlamentar.

 

Vota e 25 Qershorit 2017 ka qenë një votë historike dhe ky është një mandat historik për të çuar përpara Shqipërinë. Votat kanë qenë për një qeverisje me njerëz të zakonshëm dhe kështu e kemi lexuar mandatin tonë që në ditën e parë. Kemi zgjedhur njerëz që janë të spikatur për të çuar përpara reformat që kemi ndërmarrë.

Mandatet e ministrave nuk janë për ata që kanë karta të PS, por për të çuar përpara reformat. Me vjen keq që opozita nuk di aspak të shfrytëzoje mekanizmat qofshin ato të debati apo të kontrollit. I sqarova opozitës, por edhe kryeparlamentari Ruçi e kishte bërë një analizë të shkëlqyer. Praktika parlamentare kështu ka qenë, pasi bëhet fjalë për emërime dhe shkarkime.

Unë jam i gatshme që nëse nesër opozita depoziton një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat. Por duhet bërë me rregullore. Duan interpelancë me kryeministrin? Po, ta bëjnë në bazë të rregullores. Sot duhet të miratonin edhe dekretin për ministrin e Jashtëm”,

tha Balla.

/tvklan.al