“Shqiptarët nuk e pëlqejnë marrëveshjen”

Partia Socialiste është e vendosur ta respektojë marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë parlamentare në Këshillin Politik, por lë të hapur mundësinë për të diskutuar sërish me opozitën parlamentare propozimin për ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura.

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla teksa mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Koordinativ të Partisë Socialiste, bëri të ditur se pavarësisht faktit se PS do e votojë këtë marrëveshje, shumica e shqiptarëve nuk e pëlqejnë atë.

“Është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë marrëveshjen për Kodin dhe as nuk i duan listat e mbyllura”.

Ndaj, nënvizoi ai, hapja e listave për socialistët nuk është aspak tabu.

“Prandaj ne do të ulemi me opozitën parlamentare për të diskutuar mbi këtë çështje”, u shpreh Balla gjatë takimit.

Tv Klan