Balla: I bëj thirrje Prokurorisë të mos i zvarrisë hetimet për çështjen e Nuhut

Balla: I bëj thirrje Prokurorisë të mos i zvarrisë hetimet për çështjen e Nuhut

11:56 04/10/2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje prokurorisë që të thërrasë, atë, Rrahman Rrajën, si dhe Artur Bushin në mënyrë që akuzat për kërcënim të ish oficerit Emiliano Nuhu të zgjidhen njëherë e mirë.

“PD dhe LSI duhet të jenë sot këtu për votuar. Sa për çështjen tjetër atë të baltës dhe të shpifjen, nuk bëhet politikë  me baltë dhe shpifje.

Thirrja ime për Prokurorinë, të cilës i kërkoj që hetojë mbi ne, mjaft më me muaj dhe vite për të zbardhur një çështje. Unë,  Rrahaman  Rraja apo Artur Bushi të jemi atje. Kjo ka prova për ta vërtetuar dhe kjo do të jetë një histori e radhës se turpit të Lulzim Bashës. Nuk shantazhohem kurrë”

, tha Balla.

Të ngjashme
UKT