Ministri i Brendshëm në analizën e punës së drejtorisë së Policisë së Shkodrës

Të zbardhen ngjarjet kriminale pa autor. Këtë porosi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla për drejtorinë e policisë në Shkodër. Sipas tij ka mbaruar koha kur të fortët në këtë qytet kishin bajraqe ndërsa kërkoi që 247 personat e shpallur në kërkim në Shkodër të vihen në pranga.

Koha kur në Shkodër të fortit kishin bajraqet e tyre, feudet e tyre, ku nuk mund të hynte dot policia ka mbaruar. Kam qenë shumë i qartë në porosinë ndaj DVP për t’i dhënë fund kësaj historie, pra këtu nuk mund të ketë as lagje, as zona ku policia nuk mund të ndërhyjë apo ushtrojë dot sundimin e ligjit dhe forcën e vet.”

Policia e Shkodrës do të ketë prioritet në vitin 2024 luftimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Viti 2024 do të jetë konsolidimi i këtyre rezultateve për të garantuar Alpe të pastra, të cilat të jenë destinacion turistik, por të mos jenë më destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar bimë narkotike, e përmes kësaj veprimtarie për të furnizuar apo financuar veprimtari të tyre kriminale.”

Gjatë vitit 2023 në Shkodër u sekuestruan 200 mijë bimë narkotike ndërsa në të gjithë vendin u asgjësuan 300 mijë bimë.

Klan News