Nga Këshilli Kombëtar i Integrimit, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se Kuvendi duhet që të marrë rolin që i takon përsa i takon kontrollimit dhe monitorimit të institucioneve në vend. Duhet të jetë legjislativi sipas Ballës që duhet të monitorojë zbatimin e planit të veprimit dhe se për integrimin duhet që të gjithë palët të jenë bashkë

“Kuvendi duhet të marrë rolin që i takon, atë të kontrolluesit dhe monitoruesit të institucioneve të tjera. Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes institucioneve të përfshira në integrimit evropian. Kuvendi do të monitorojë zbatimin e planit të veprimit. Secili prej institucioneve ta lexojë me vëmendje planin. Nuk mund të pretendojmë, dhe është qasje e gabuar, nëse mendojmë që vullneti i mazhorancës dhe qeverisë është i pamjaftueshëm, duhet të jemi bashkë. Ky këshill i takon të përcjellë një mesazh direkt dhe angazhues, për faktin që Shqipëria vazhdon të jetë e ankoruar me të gjithë faktorët që janë përfshirë në proces në këtë projekt historik, atë të anëtarësimit në familjen evropiane”, tha Balla

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se brenda vitit pritet tyë plotësohet Byroja Kombëtare e Hetimit, një organizëm shumë i rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit.

“Janë në proces rivlerësim dy prokurorë në KPK. I gjithë procesi që SPAK me partnerët kanë kryer për zgjedhje ne  kreut të BKH është paraqitur në planin tonë. BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit. Në luftën kundër korrupsionit qëllim mbetet forcimi i saj”, tha ajo./tvklan.al