Çështja “Xhafaj” është kthyer në temë diskutimi në politikën shqiptare. Opozita dhe mazhoranca nuk ndalin akuzat ndaj njëra-tjetrës lidhur më dënimin në Itali me 7 vite burg të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lidhur me publikimin e një video-dëshmie dhe identitetin e Dëshmitarit X nga Partia Demokratike ditën e enjte ka reaguar Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nëpërmjet një deklarate për mediat ai tha se, lideri i opozitës Lulzim Basha është autori, aktori dhe regjisori i video-përgjimit të montuar, ndërsa PD e ka cilësuar si organizatë mafioze. 

“Lulzim Basha është autori, aktori dhe regjisori i video-përgjimit të montuar dhe që me këtë gjë do të bllokojë hapjen e negociatave mes  Shqipërisë dhe BE. Ai është një mashtrues tepër i rëndomtë. Si mundët që një parti politike në një vend europian të ketë këtë sjellje me ligjin, këtë sjellje me institucionet dhe të përfshihet në inskenime të tilla të llojit mafioz./tvklan.al