Partia Socialiste po shqyrton mundësinë për t’i kërkuar Byrosë së Kuvendit dënimin për deputetët e opozitës që ushtruar dhunë gjatë seancën ku u votua Kryeprokurorja e përkohshme.

Marrja e kartave të deputetëve socialistë nga kryetarja e LSI, sipas kreut të Grupit Parlamentar të PS është vepër penale që duhet dënuar po ashtu shumë ashpër.

Balla ripërsërit se votimi i të hënës në parlament për të zgjedhur Arta Markun si Prokurore të Përgjithshëm me afat të përkohshëm është kushtetues. Sipas tij, nëse opozita mendon ndryshe rrugët që ndiqet janë të qarta.

Socialistët thonë se në Janar, me apo pa opozitën do të votojnë për ndryshimin e rregullore së Kuvendit ku të ashpërsohen dënimet për deputetët që nuk ushtrojnë detyrën e tyre.

Tv Klan