“Presidenti të zgjohet e të dekretojë zgjedhjet e pjesshme”

Në 29 Shkurt socialistët do të mbledhin kongresin e tyre zgjedhor nga ku do të dalin dhe asambleja kombëtare e cila më pas do të zgjedhë kryesinë e re.

Në kongres do të votohet dhe axhenda politike e cila do parashikojë strategjinë e shumicës deri në zgjedhjet parlamentare të 2021, çka për sekretarin e përgjithshëm të selisë rozë fashit çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme.

E vetmja degë ku ende nuk është zgjedhur kryetari i ri është Shkodra ku ka ngelur dhe pa koordinator qarku por dhe pa kryetar bashkie.

Socialistët duken të pashqetësuar pasi sipas tyre është Presidenti ai që duhet të bëjë detyrën duke dekretuar një datë për zgjedhjet e pjesshme në Shkodër, Durrës dhe Vorë.

Të gjitha këto por dhe përmbyllja e procesit zgjedhor për krerët e rinj të partisë në çdo degë është diskutuar në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar këtë Hënë të drejtuar nga kryeministri i sapo kthyer nga vizita në ShBA dhe Emiratet e bashkuara Arabe. Në kongres do të miratohen dhe ndryshimet që do t’i bëhen statutit të PS për të cilat po punon  Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni.

Tv Klan