“Dekurajim armëmbajtjes pa leje dhe nxitje të dorëzimeve vullnetare”

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkon hetim te plotë dhe zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve të vjetra kriminale në Tropojë. Gjatë takimit me punonjësit e policisë Balla vlerësoi punën për parandalimn e ngjarjeve kriminale dhe ofrimin e ndihmës ndaj turistëve të huaj.

“Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore. Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi.

Ministri foli për domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve policore, kundër armëmbajtjes pa leje.

“Do të minimizosh fenomenin e ngjarjeve kriminale, lufto armëmbajtjen pa leje! Do të nisim një fushatë, vitin e ardhshëm, duke incentivuar dorëzimin e armëve pa leje.”

Ministri tha se puna duhet të intensifikohet edhe në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndaj pronës dhe mjedisit.

Klan News